Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën rreth anëtarësimit në NATO

Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën rreth anëtarësimit në NATO

Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se masa nuk do të sillte stabilitet në Evropë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit”.

Kjo vjen pasi zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se pushtimi i Ukrainës nga Moska ka qenë një “gabim masiv strategjik” që ka të ngjarë të sjellë zgjerimin e NATO-s.

Zyrtarët e SHBA presin që fqinjët nordikë të aplikojë për anëtarësim në aleancë, potencialisht që në qershor

Por Moska e ka bërë të qartë se kundërshton çdo zgjerim të mundshëm të NATO-s. Peskov tha se “NATO nuk është një aleancë që siguron paqen dhe stabilitetin dhe zgjerimi i mëtejshëm nuk do të sillte siguri shtesë në kontinentin evropian”.

Peskov tha javën e kaluar se Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta në rast se Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO.

Pavarësisht kërcënimeve ruse, të dy vendet kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe sugjeruan se duan të anëtarësohen në NATO. Drejtuesit e ushtrisë finlandeze njoftuan sot në Helsinki se planifikojnë të shpenzojnë 14 milionë euro shtesë për blerjen e dronëve për nevoja ushtarake.

Zyrtarët suedezë thanë muajin e kaluar se do të rrisin buxhetin ushtarak me 317 milionë euro të tjera këtë vit.