• E mërkurë / Jun-25 11:24
  • Kontakt

Krasniqi kërkon informacione të mëtejshme nga Zvicra për planifikimin e vrasjes së Martyt nga inteligjenca serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar rreth kërcënimeve që i janë bërë ish–prokurorit zviceran, Dick Marty.

Përmes një postimi në Twitter, i pari i PDK-së ka kërkuar urgjentisht informacione të plota rreth komplotit për vrasjen e Marty.

“Kërkojmë informacion urgjent dhe të plotë për komplotin skandaloz të vrasjes nga inteligjenca serbe, kundër ish-prokurorit zviceran Dick Marty, me të vetmin synim fajësimin e kosovarëve”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për të vërtetën e plotë rreth këtij rasti, pasi që qeveria e Zvicrës, sipas tij, po duket që është plotësisht e informuar.

“Duket se qeveria federale zvicerane është plotësisht e informuar, por Kosova ka nevojë për të vërtetën e plotë për këtë situate”, ka përfunduar Krasniqi.