Scholz e quan irrituese refuzimin e Zelensky-t për vizitën e Steinmeier

Gjermania duket se nuk do ta kalojë lehtë refuzimin e presidentit ukrainas, për të pritur homologun e tij gjerman.

Refuzimi i Zelensky-t për vizitën e presidentit Steinmeier, është komentuar nga kancelari gjerman si “irrituese“.

“Presidenti Steinmeier u rizgjodh së fundmi në Bundestag me një shumicë të madhe dhe përfaqëson Republikën Federale të Gjermanisë”, tha më herët sot zëdhënësi i qeverisë.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky kishte refuzuar një vizitë nga presidenti gjerman, por ishte i hapur për një takim me Scholz.

Kancelari gjerman tha se nuk do të shkojë në Kiev për momentin.