Një grua e re në moshë ka zënë vend në qeverinë e stërmbushur me burra të Ramush Haradinaj.
25 vjeçaren Milena Zdravkoviç mund të mos e njihni, por ajo është zv. ministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –MMPH, ministri kjo që udhëhiqet nga një grua.
Zdravkoviç, ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Mitrovicës, ku ka kryer studimet para dy viteve.
Është pjesëtare e partisë Samostalna Liberalna Stranka –SLS dhe vjen nga Llapnasella e Graqanices.