Gërvalla arrin në Bruksel, diskuton me ministrat e jashtëm të rajonit për Ballkanin dhe Ukrainën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka arritur në Bruksel.

Ajo pritet të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të MPJ-së, Sharr Jakupi, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërë të ditur se në Këshillin e Punëve të Jashtme do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa prezent do të jetë edhe edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në agjendën e Këshillit është diskutimi për agresionin rus kundër Ukrainës dhe Ballkani Perëndimor.