Vizioni për zhvillim dhe kooperim zhvilluan takim në Agjensionin Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim - TIKA me seli në Beograd

Vizioni për zhvillim dhe kooperim zhvilluan takim në Agjensionin Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim - TIKA me seli në Beograd

Gjatë takimit Organizata "VZHK" njoftoi  Kordinatorin e TIKA-së z.Mehmet Mete ANAÇ, për ecurinë e kursit profesional te rrobaqepsisë, për përfundimin e gjeneratës së 4-të në qershorë të këtij viti dhe vazhdimin e kursit profesional të rrobaqepsisë me gjeneraten tjetër të pestë me rradhë, pasi që ka interesim të vazhdueshëm për kursin e rrobaqepsisë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm nga TIKA me organizatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim do te vazhdojë edhe në të ardhmen, VZHK do të ketë mbështetje nga Agjensioni TIKA edhe në  projektet e reja, si rezultat  i realizimit të projekteve të më hershme në përpikmëri.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim shprehë falnderimet më të sinqerta për Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe popullit Turk.

Beograd, 23.05.2022