“Edon ti e din që qeshtu i arsyetojshim edhe ata që gjujshin mollotova: Nuk ishin aktiviztë, por qytetarë të mllefosur me gjendjen e mjerueshme në Kosovë. Ata krejt aktivista e të organizuem si gjaja”, ka shkruar deputeti i VV-së.
Mbi 1 mijë persona kanë komentuar në profilin e Ismailit duke reaguar ashpër ndaj tij, për një shkrim ku thotë se është i lumtur që nuk është më pjesë e Vetëvendosjes.
“Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Ismaili.
Në këtë status Ismaili kishte dënuar gjuhën vulgare që po e përdorin aktivistët e VV-së në rrjetet sociale.
Ndryshe deri më tani nga VV janë larguar 12 deputetë.