Boris Johnson ka dhënë dorëheqja nga lideri i partisë konservatore pasi një sërë ministrash të kabinetit i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë.
Në një deklaratë jashtë Downing Street, Johnson njoftoi se do të largohej nga posti i udhëheqësit të partisë, por tha se planifikonte të qëndronte si kryeministër derisa partia do të zgjedhë pasardhësin e tij.
Deklarata i jep fund një përplasjeje të jashtëzakonshme midis Johnsonit dhe ministrave të kabinetit, përfshirë kancelarin e tij të ri, Nadhim Zahawi, të cilët po i kërkonin atij të jepte dorëheqjen mes zemërimit për aferën Chris Pincher dhe skandale të tjera.
Megjithatë, deputetë të lartë konservatorë po kundërshtojnë idenë se Johnson duhet të lejohet të qëndrojë në detyrë për më gjatë dhe ata duan të shohin një udhëheqës të përkohshëm në vend, siç është Dominic Raab.