Njoftim: Policia rrugore shton kontrollin e rripit të sigurimit dhe përdorimit të celularit në makinë

Në bazë të këtij aksioni kontrolli përforcohet në përdorimin e rripave të sigurimit në të gjitha rrugët evropiane...

Njoftim

Policia e rrugore e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme që sot realizon kontroll të përforcuar të pjesëmarrësve në komunikacion, në bazë të këtij aksioni kontrolli përforcohet në përdorimin e rripave të sigurimit në të gjitha rrugët evropiane.

Aksioni do të realizohet në 32 shtete evropiane (28 shtete anëtare të BE, Zvicrrës, Norvegjisë,Serbisë dhe Xhorxhis) të cilat bashkëpunojnë në organizatën ndërkombëtare TISPOL(rrjeti i policisë së trafikut të Evropës). Poashtu, policia e kontrollit të trafikut do te jetë e drejtuar edhe në zbulimin e shkeljes ligjore të përdorimit të celularit nga ana e shoferit gjatë vozitjes se makinës.

Rezultatet e kërkimit më të ri të cilën e ka bërë Agjensioni për sigurinë në trafik, tregon që përqindja e përdorimit të rripit të sigurimit në ulëset e përparme në Serbi është rreht 76%, ndërsa në ulëset e pasme rreth 12%. Në të njëjtën kohë, rreth 6% e shoferëve në Serbi përdorin celularin në kohën e vozitjes.

Gjatë vitit 2017, 60 % e shoferëve të vdekur në shtetin e Serbisë, nuk kanë përdorur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit në komunikacion.

Sipas publikimeve të cilat i ka shpallur Organizata Botërore e Shëndetësisë, përdorimi i drejtë i rripit të sigurimit ulë mundësinë e vdekjes në një aksident për 60%.