SHBA vrau sot liderin e ISIS në Siriu, Maher al-Agal

SHBA vrau sot liderin e ISIS në Siriu, Maher al-Agal

Me një sulm ajror lideri i ISIS në Siri Maher al-Agal, u vra të martën ka njoftuar sot Komanda Qendrore e SHBA’së (CENTCOM) transmeton Gazeta Metro.

Sulmi kishte cak al-Agal, një prej pesë liderëve të ISIS dhe lideri i organizatës terroriste në Siri, dhe një epror i lartë i ISIS që ishte në afërsi është plagosur rëndë në sulm sipas CENTCOM.

Al-Agal që i ka prirë operacioneve në Siri, ishte poashtu përgjegjës për zhvillimin agresiv të rrjetit të ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.

“Ky sulm konfirmon vendosmërinë e pal%kundur të CENTCOM për rajoni dhe mposhtjen e ISIS” ka thënë kolonel Joe Buccino, zëdhënës i CENTCOM.” Heqja e këtyre liderëve të ISIS do të pngojë aftësinë e organizatës terroriste në komplotin e kryerjes së sulmeve në botë”.

“ISIS vazhdon të paraqesë një kërcënim nda j SHBA’së dhe partnerëve në rajon” shtoi Buccino. “CENTCOM vazhdon të mbajë një prezencë të qëndrueshme në rajon dhe do të vazhdojë të zmbrapsë kërcënimet e sigurisë në rajon”.

Vrasja e raportuar vjen vetëm një ditë para vizitës së Presidentit të SHBA’së, Joe Biden, në Izrael dhe Arabinë Saudite.

Në qershor forcat amerikane kishin zënë Hani Ahme dal-Kurdi, një lider i ISIS në Siri. Ndërsa në muajin shkurt lideri i ISIS, Abu Ibrahim al Hashimi al-Quraishi kishte vrarë veten dhe familjen e tij gjatë sulmit të forcave speciale në veri të Sirisë. Al-Quraishi kishte udhëhequr grupin që nga vdekja e themeluesit të organizatës terroriste, Abu Bakr al-Baghdadi, që poashtu kishte vrarë veten kur shpërtheu eksploziv në sulmin e forcave speciale amerikane më 2019’n.