Ndaj këtyre raportimeve, reaguan qytetarë nga qyteti i Skenderajt, duke thënë se ata nuk do ta lejojnë që një vizitë e tillë të ndodhë.
Është grupi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e Zeza” ata që janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.
Ky grup kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.
Dhe ashtu siç është kuptuar, autobusët nuk janë lejuar që të hyjnë në Prekaz.
Ka marrë nga vendi i ngjarjes thuhet se shkak i kthimit mbrapa të autobusëve është se “dyshohet për dy persona pa dokumente për atë arsye edhe kthehet autobusi, nuk lejohet të hy në Prekaz”.