Takohen Haradinaj-Kamberi: Flasin për problemet që kanë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Takohen Haradinaj-Kamberi: Flasin për problemet që kanë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Pjesë e takimit ka qenë edhe ish kryetarja e Preshevës, Ardiata Sinani.

Në takim, siç njofton Haradinaj është diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Sot pata kënaqësinë ta pres deputetin z. Shaip Kamberi dhe ish-kryetaren e Preshevës znj. Ardita Sinani. Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”, ka thënë Haradinaj.