Paraqiten raste të reja me sëmundje të fruthit në Preshevë (Video)

Dr.Desaret Murati shef i Praksës së Përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u deklarua që komuna e Preshevës përballet me epidemi...

Fruthi është një sëmundje infektive akute, virusale e cila prek moshat parashkollore duke filluar nga mosha  6 mujore deri në moshën 3-4 vjeç.

Sëmundja e fruthit  fillon me temperaturë të lartë për 2-3 ditë, njolla të kuqe të cilat shfaqen fillimisht nga koka, pas veshëve, në pjesën e trupit dhe në fund shfaqet në shputa dhe shuplaka të duarve.

Karakteristikat e përhapjes- është shumë kontagioze për personat e pavakasinuar, rrugët e përhapjes janë direkte nëpërmjet rrugëve të frymëmarjes siç janë ajri dhe spërklat e pështymës.

Mënyrat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes janë nëpërmjet vaksinimit dhe mbajtja e higjienës personale.

Dr.Desaret Murati shef i Praksës së Përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u deklarua që tashmë ka disa raste të paraqitura në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Rastet janë persona të rritur të një familje edhe pse rastet më fruth janë paraqitur që nga muaji shtator ato nuk kanë qenë për tu shqetësuar mirëpo tani me shtimin e këtyre rasteve komuna e Preshevës tashmë është e prekur nga epidemia e fruthit dhe shërbimi shëndetësorë në Preshevë po lufton kundër kësaj epidemie.

Për ndërmarrjen e masave specifike kundër epidemisë së fruthit priten akoma urdhërat nga Ministria e Shëndetësië.

Pas shtimit të fruthit popullata në komunë të Preshevës është në rrezik nga kjo sëmundje ku dhe komplikimet e saj janë shumë serioze andaj kërkohet nga popullata që të tregohen shumë të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe të lajmërohen tek mjeku në qoftëse vërejnë ndonjë nga simptomat e sipërpërmendura.