Lekaj-Qeverisë Kurti: E paaftë, po e bllokon shtetin dhe po e thellon krizën

Lekaj-Qeverisë Kurti: E paaftë, po e bllokon shtetin dhe po e thellon krizën

Pal Lekaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth të dhënave të Institutit “GAP” ku thuhet se investimet kapitale në gjashtëmujorin e parë të këtij viti gjatë qeverisë së Albin Kurtit, janë investimet më të ulëtat në 10 vitet e fundit.

Lekaj ka thënë se krejt çka bënë kjo qeveri, sipas tij, është propaganda e vazhdueshme se kinse ka rritje ekonomike.

“Krejt cka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën”, ka thënë Lekaj.

Deputeti tutje ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se, kjo e fundit me paaftësinë e saj e ka bllokuar shtetin.

Postimi i plotë:

Krejt cka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.

Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje.

Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizen në vend?!