z.Arifi: Ndryshimet në Bujanoc kanë filluar para 20 viteve

z.Arifi: Ndryshimet në Bujanoc kanë filluar para 20 viteve

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

NDRYSHIMET NË BUJANOC KANË FILLUAR PARA 20 VITEVE

20 vjet pas kthesës së madhe historike në Bujanoc, është momenti që t'i kujtojmë dhe falemnderojmë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë dhënë kontributin që të arrijmë deri këtu: rezistencën politike gjatë viteve '90-ta, luftën e lavdishme të UÇPMB-së që solli ndryshimet rrënjësore jo vetëm në Bujanoc, por në mbarë Luginën, këshilltarët komunal, anëtarët e këshillit komunal, drejtorat e institucioneve publike dhe arsimore, si dhe të gjithë të tjerët që kanë punuar për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë.