Fillon viti i ri shkollor 22/23 komuna e Bujanocit ka shpërndare çanta falas për nxënësit e klasës së parë

Fillon viti i ri shkollor 22/23 komuna e Bujanocit ka shpërndare çanta falas për nxënësit e klasës së parë

FILLON VITI I RI SHKOLLOR 2022/2023

Sot të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit kanë nisur vitin e ri shkollor 2022/2023.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i shoqëruar nga kryeshefi i shërbimeve publike Fejzi Beqiri kanë vizituar shkollën fillore ''Naim Frashëri'' në Bujanoc, me ç'rast kanë shpërndarë çantat për nxënësit e klasës së parë të kësaj shkolle, kursa çantat janë siguruar për të gjithë nxënësit e klasave të para në territorin e komunës së Bujanocit.

Çantat janë të siguruara nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për gjithsej 362 nxënës të klasave të para, me vlerë prej 1.592.329,40 dinarë.