Në një reagim të përbashkët të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të lëshuar nga Lista serbe thuhet se në veri të Kosovës Osmanin nuk e shohin si presidente të tyre dhe se nuk ka çfarë të kërkojë atje.
“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën.
Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet në reagim.