Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Dr.Ragmi Mustafa, në emisonin Zëri Politik në Rtv Aldi ka adresuar kritika ndaj pushtetit lokal në Preshevë në 5 mujorin e qeverisjes së Alternativës për Ndryshime dhe Grupit Qytetar Lëvizja për Reforma
z.Mustafa ka deklaruar se nuk mundet të ketë qeverisje për popull kur këto dy subjekte politike kanë ardhur në pushtet duke trafikuar këshilltarë.
“Në njërën anë janë trafikuar 5 këshilltarë të kryetarit të kuvendit (Sami Salihu) i cili shiti partinë te, siç e quan Mustafa, Alternativa për Mashtrime e nga ana tjetër një këshilltarë nga radhët e PDSH-së me sehire ju bashkangjitë këti formacioni e mbi këta qëndron një trafikantë i cili nuk dihet nga e ka burimin e parave. Në zgjedhjet parlamentare ky koalicion mes APN dhe LR nuk arritën të fitojnë vota as sa përqindja për të mos paguar mjetet prej 20 milion dinarë që i kishin marë nga Qeveria dhe tani rreth 200 mijë euro duhet ti kthejnë mbrapa. Ato mjete ata i kanë shpenzuar për të blerë këshilltarë dhe shtrohet pyetja prej nga do ti kthejnë këto mjete dhe kush i financon këta?” ka pyetur Ragmi Mustafa duke shtuar se “populli një ditë do të shpërthen”
Ragmi Mustafa foli edhe rreth vizitës së Zavendëskryeministrit dhe Ministres së Arsimit të Kosovës në Luginë. Ai tha se kjo datë është historike.
Ndërsa rreth mos takimit të përfaqësuesve të pushtetit lokal nga ana e zyrtarëve nga Kosova dhe refuzimi i drejtoreshës së Shkollës “Ibrahim Kelmendi” për ti lejuar qeveritarët nga Kosova të vizitojnë këtë shkollë, Mustafa tha se “drejtoresha e shkollës duke refuzuar ministrat e Kosovës ka bërë veprim skandaloz dhe ajo mbanë përgjegjësi historike dhe kombëtare për ate që ka bërë. Drejtoria e kësaj shkolle duhet të tregojë se kush e ka porositur të veprojë kështu, dyshja sharrlatane nga qeverisja në komunën e Preshevës apo Qeveria e Beogradit?”
“Arifi dhe Salihu ishin të ftuar në takim me ministrat nga Kosova por ata nuk ju përgjigjen kësaj ftese. Kjo ishte një vazhdimësi që kryetari i komunës dhe kuvendit i bojkotojnë Qeverinë e Kosovës. Ata nuk janë takuar as me Kryeministrin Kurti dhe as me Zavendëskryeministrin Bislimi, e populli duhet të gjykojë se ku na çon kjo politikë” ka përfunduar Ragmi Mustafa