PD në Bujanoc ka mbajtur mbledhje komemorative për nderë të njërit prej themeluesve të PD-së z.Hajredin Hyda

PD në Bujanoc ka mbajtur mbledhje komemorative për nderë të njërit prej themeluesve të PD-së z.Hajredin Hyda

Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Në mbledhjen komemorative të Partisë Demokratike, kujtuam jetën dhe veprën e aktivistit, njërit prej themeluesve të PD-së, nënkryetarit të PD-së, shefit të grupit të PD-së në Kuvendin Komunal, kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe ndihmësit të kryetarit të komunës, tashmë të ndjerit Hajredin Hyda. 

Hajredini, përveç familjes së tij, do t'i mungojë edhe Partisë Demokratike, kolektivit të shkollës së mesme "Sezai Surroi" dhe mbarë shoqërisë në Bujanoc dhe në Luginë.

Zoti e mëshiroftë!