Postimi i plotë i kryetarit të Gjilanit z.Alban Hyseni:
Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, mirëpritëm në takim vëllazëror Kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.
Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh.
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit.