Gjatë kësaj seance është duke dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi.
Ai ka mohuar se imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi ka fshehur të dhënat nga ATK-ja.
“Ato të dhëna që i ka pasur i ka paraqitur’, u shpreh dëshmitari Shala.
Përndryshe, kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Beqir Kalludra, i cili kishte dënuar katër aktivistë të VV’së, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.