Kryetari i trupit koordinues viziton Preshevën (Video)

Mëngjesin e sotëm Kryetari i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç e vizitoi komunënë e Preshevës.

Në këtë takim e priti shefi i kabinetit të kryetarit  Fisnik Islami ku gjatë këtij takimi u diskutua rrethë çështjeve aktuale në vend, problemet e qytetarëve dhe shumë tema tjera.

Kryetari i trupit koordinues z.Stankoviq në prononcimin e dhënë na foli për takimin e mbajtur dhe çështjet që po e rrethojnë vendin si kufiri Miratoc-Llojan, çështja e teksteve shkollore, gjykata e prokurorisë dhe shumë tema tjera.

Ky ishte takimi i dytë i kryetarit të trupit koordinues me pushtetin aktual.