Kjo e fundit është pushtuar prej shtetit rus tetë vite më parë, gjersa ura ishte lidhja kryesore hekurudhore dhe rrugore mes gadishullit dhe shtetit rus.
Tashmë ka reaguar edhe këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.
“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.
Në shtator, Rusia njoftoi aneksimin e provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pas mbajtjes së referendumeve, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme dhe të mbajtura nën kërcënim.