Ambasadori amerikan në Beograd, Hill: Çështja e targave të shtyhet edhe për një vit

Ambasadori amerikan në Beograd, Hill: Çështja e targave të shtyhet edhe për një vit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se çështja e targave ilegale serbe në Kosovë duhet të shtyhet për një vit dhe t’i kushtohet vëmendje zgjidhjes së çështjeve kyçe.

Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, deklaroi se në Kosovë duhet të gjendet zgjidhje afatgjatë dhe se ai territor duhet të ketë perspektivën e pozicionit ndërkombëtar.

Siç raporton EuronewsSerbia, Hill ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë një perspektivë se si do të jetë jeta e tyre dhe si do ta jetojnë atë.

“Ky rajon ka nevojë që të qetësohen gjakrat”, tha Hill, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se situata në Kosovë duhet të qetësohet që edhe atje të krijohen kushtet për ndërtimin e qendrës bioteknologjike dhe zhvillim.