znj.Sinani: Gjuha e Vuçiqit, dëshmi se nuk do marrëveshje finale me Kosovën

znj.Sinani: Gjuha e Vuçiqit, dëshmi se nuk do marrëveshje finale me Kosovën

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

GJUHA E VUÇIQIT, DËSHMI SE NUK DO MARRËVESHJE FINALE ME KOSOVËN

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, nuk po i mjafton diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Por po i sulmon me gjuhë ofenduese e kërcënuese edhe serbët e Kosovës që nuk pajtohen me politikën e tij autoritare dhe që duan jetë normale e bashkëjetesë me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.

Madje ish-Ministri i informatave i regjimit të Millosheviqit dhe ish-promovuesi i Ratko Mlladiqit akuzon edhe ish të burgosurin politik të atij regjimi për 'llum terrorist'.

Thjesht, Presidenti Vuçiq vërteton përsëri:

- Se e sheh ende me krenari të kaluarën e tij të turpshme të shërbimit ndaj ish-regjimit kriminal.

- Se nuk dëshiron marrëveshje finale me Kosovën.

Rrjedhimisht, se nuk është adresa për demokratizim, paqe rajonale dhe evropianizim.