Postimi i plotë i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Nevzad Lutfiu:
Shpërblime për profesoreshën Vjollca Rexhepi dhe nxënësit Lina Ebibi dhe Valon Hajredini
Sot realizova një takim të këndshëm me nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Surroi", Valon Hajredini (nxënës i vitit të tretë) dhe Lina Ebibi (nxënëse e vitit të IV) të cilët fituan vendin e parë në garat regjionale në lëndën e fizikës, të cilat u mbajtën më 18 mars në qytetin e Vranjës.
Me këtë rast, ndamë dhurata për dy nxënësit si dhe për profesoreshën Vjollca Rexhepi, e cila ka një meritë të veçantë që këta nxënës edhe përkundër mungesës së teksteve po arrijnë suksese në gara, duke na bërë krenar.