Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, raportohet sërish për të shtëna në veri

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, raportohet sërish për të shtëna në veri

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, e cila u mbajt pas rastit të sotëm në veri ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi është marrë në këtë mbledhje.

Ndërkaq në veri po raportohet se ka sërish të shtëna mes grupeve kriminale dhe Policisë së Kosovës.

Sulmin e kanë dënuar edhe ambasadat e huaja në Kosovë.

Insitucionet e Kosovës vrasjen e kanë cilësuar si sulm të orkestuar nga Serbia.

Po ashtu edhe opozita e kanë konsideruar si sum terrorist ndaj Policisë së Kosovës.