Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka kritikuar reagimet e Kryetarit në detyrë të Preshevës, Shqiprim Arifit ndaj Kurtit.
Kohëve të fundit, Arifi ka reaguar kundër disa veprimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Sinani tha se është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë, fillojnë me citatet e tilla të Arifit ndaj kryeministrit Kurti.
“Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës” tha ajo duke e krahasuar Arifin me Rrahman Morinën.
Sipas saj, Arifi i bën këto deklarata për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal të Preshevës.
“Për të sulmuar padrejtësitë e Serbisë nuk janë e as kanë qenë në agjendën e tij” theksoi ajo