Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Beograd Sh.T. Bardhyl Canaj po qëndron për herë parë zyrtarisht në komunën e Bujanocit.
Ai fillimisht u prit nga kreu i komunës së Bujanocit Nagip Arifi për të vazhduar më tej edhe me akterë tjerë politik e institucional në vend.
Kryetari Arifi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë që të ndërtojë agjenda të përbashkëta për t'i dalë në ndihmë zgjidhjes së problemeve në Bujanoc dhe në Luginë të Preshevës.
Arifi falemnderoi ambasadorin Canaj edhe për prezencën e Shqipërisë në Bujanoc përmes projekteve konkrete, si ajo e financimit të palestrës sportive në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc, si dhe binjakëzimin me Bashkinë e Gjirokastrës, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.
Nga ana tjetër, Sh.T. Bardhyl Canaj ofroi mbështetjen e tij të parazervë për komunën tonë dhe shqiptarët e Luginës në përgjithësi.
Ambasadori Canaj ka marrë detyrën e re para dy muajve dhe është pasues i ish ambasadorit Ilir Boçka.