Postimi i plotë i deputetit z.Shaip Kamberi:
I kënaqur të mirëpres në vizitën e tij të parë që pas akreditimit, bashkë me bashkëpunëtorë të mi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bardhyl Canaj!
Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente!
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh.
Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit.
Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!
Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!