Hyseni kërkon nga ministri Krasniqi nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Hyseni kërkon nga ministri Krasniqi nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Zhvillime të njëpasnjëshme ka në kuadër të komunave.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar publikisht nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi që të fillojë procedurën për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Kjo sipas Hysenit, janë kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe se siç deklaroi ai, Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.

“I nderuar Ministër, tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në letrën e Hysenit, dërguar ministrit Krasniqi.