Haradinaj: Qeveria e Kosovës, me qasjen e vet-izoluese, e ka përjashtuar vendin nga harta e investimeve të jashtme

Haradinaj: Qeveria e Kosovës, me qasjen e vet-izoluese, e ka përjashtuar vendin nga harta e investimeve të jashtme

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë pjesëmarrës në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Haradinaj u shpreh se Qeveria e Kosovës, me qasjen e vet-izoluese, e ka përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme vendin.

“Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij në Facebook.

Ai madje ka thënë se në këtë aspekt, Kosovës i duhet një ndryshim urgjent, për ta ktheyr vendin në rrugën e zhvillimit.

“Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës”, tha ai.