Deklarohet hapur anëtari i bordit të KOSTT-it: Ekzistojnë incizime, ndaj nesh përpiqej të diktoheshin politikat frikësuese të Mihalit

Deklarohet hapur anëtari i bordit të KOSTT-it: Ekzistojnë incizime, ndaj nesh përpiqej të diktoheshin politikat frikësuese të Mihalit

Publikime të shumta janë bërë së fundi e në të cilat personazhi kryesor është shefja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Edhe pse Dejona Mihali nuk është zgjedhur nga vota e qytetarëve të Kosovës dhe zyrtarisht nuk drejton asnjërin institucion të vendit, ajo po raportohet se ka pushtet të gjithanshëm në vendin tonë.

Madje në bazë të disa bisedave të publikuara nga nacionale, lehtësisht mund të kuptohet edhe ndikimin që ka Dejona Mihali në kuadër të Energjisë në Kosovë.

Në lidhje me këtë ka reaguar së fundi edhe anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi.

Ai ka komentuar komunikimet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Zariqi tha se Komisioni Parlamentar për Ekonomi, në një mbledhje të vitit 2021 donte ta frikësonte Bordin e KOSTT-it dhe të diktonte ndaj tij politikat nënshtruese e frikësuese të Dejona Mihali.
Sipas tij, ekziston edhe incizimi i atij takimi.

“Ngadhnjim Jakupi ( sekretari)ishte shkarkuar nga Bordi i KOSTT, pikrisht për falsifikm dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtaret e Bordit i bënin në mbledhje( ekzistojne inçizimet dhe proçesverbalet )”, ka shkruar Zariqi.

Sipas tij, strategji e funksionimit të bordeve në Qeverinë Kurti është që anëtarët “të emërohen të pavarur, por të diktohen në çdo vendim që marrin”.

“Pasi që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk arriti ta bind Bordin të funksionoj sipas direktivave të Qeverisë, zgjodhi rrugën tjetër defunksionimin e Bordit të KOSTT duke i shkarkuar njërin nga anëtaret me të dinjitetshem dhe profesional”, ka shkruar ai.