Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga qelia Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë .
Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë na fton të bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe vlerave kombëtare.
Ai shtoi se shqiptarët duhet të tregojnë vendosmëri dhe patriotizëm të lartë për realizimin e aspiratës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”.