Avioni me 10 persona në bord zhduket në Alaskë

Avioni me 10 persona në bord zhduket në Alaskë

Një aeroplan me 10 persona u zhduk në Alaskë gjatë një stuhie brutale dimërore,.

Sipas Independent, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në zonë dhe po kërkojnë avionin me personat e zhdukur.

Avioni u raportua i zhdukur pak para orës 16:00 të enjten ndërsa udhëtonte nga Unalakleet për në Nome në perëndim të shtetit.

Sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Alaskës, nëntë pasagjerë dhe një pilot ishin në bordin e Cessna 208B Grand Caravan në Bering Air Flight 445.