Sot në ambientin e "Zyrës për të Rinjë" u bë ndarja fondeve për çdo organizatë përfituese në konkursin e shpallur nga Fondacioni Ana i Vlade Divac në nëntor të vitit 2017, me qëllim që të mbështes bashkësitë lokale në zgjidhjen e problemeve të përditshme dhe nevojave të qytetarëve, në të njëjtën kohë të krijojnë hapësira për bashkëpunimin ndërmjet emigrantëve dhe banorëve lokal.
Të pranishëm ishin koordinatori i Fondacionit Ana i Vlade Divac, Zeljko Mitkovski, kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, përfaqësues nga organizata jo qeveritare dhe grupe joformale, dhe emigrantë nga qendra e pranimit të refugjatëve në Preshevë.
Nga 75 aplikime, Fondacioni Ana i Vlade Divac do të mbështes 6 projekte në Preshevë me vlerë prej 2.000.000 din.
Zeljko Mitkovski koordinator i Fondacionit Ana i Vlade Divac gjatë këtij takimi u shpreh shumë i kënaqur për interesimin e madh që kishin shprehur të rinjtë nga Presheva për të ndërmarrur iniciativa për të ndryshuar bashkësinë lokale, por në pamundësi të financimit të gjithë projekteve janë përzgjedhur vetëm 6.
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi falënderoi fondacionin Ana i Vlade Divac për mbështetjen e këtyre projekteve si dhe inkurajoi dhe të rinjtë që të vazhdonin me projektet të tilla dhe në të ardhmen në dobi të bashkësisë lokale.
Organizatat dhe grupet joformale projektet e të cilëve do të mbështeten në Preshevë: shoqata kulturo-humanitare "Qendra për të ardhmen 017", shoqata "Kërko të drejtën tënde", "Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit", shoqata "Presheva.com", grupi joformal "Eko hapat" dhe "Këshilli për të drejtat e njeriut" nga Presheva.
Zeljko Mitkovski koordinator i Fondacionit Ana i Vlade Divac u deklarua që ndjehen të kënaqur që ti mbështesim 18 projekte në Subotic, Sid dhe Preshevë, komunat e prekura nga kriza e emigrantëve. Projektet do të zgjidhin problemet e bashkësive lokale dhe do të aktivizojnë refugjatët dhe emigrantët
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e fondacionit si dhe deklaroi që projekte të tilla nga organizatat joqeveritare do të mbështeten poashtu dhe nga vetë komuna
Në fund të muajit gusht të vitit 2018 do të finalizohen të gjitha projektet si dhe do të organizohet një festival i solidaritetit dhe një tryezë e rrumbullakët në Preshevë.