Ky i fundit u zëvendësua nga ish i dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
Bolton do ta marrë detyrën më 4 prill, dhe do të jetë këshilltari i tretë i Trupmit për siguri. Bolton ka shërbyer edhe në administratën e Reganit, Bushit dhe Bushit të ri.
Pra Bolton është shumë i njohur në botën e politikës dhe diplomacisë. Edhe më i njohur ai është në për deklaratat kundër Kosovës.
Disa kohë pasi Kosova e shpalli pavarësinë, Bolton kishte thënë se ky vendim ishte për “pavarësi të njëanshme”, transmeton lajmi.net
“Mendoj se çështja e Kosovës do të përdoret si precedent nga të tjerë. Megjithatë mendoj se mosmarrëveshjet territoriale duhet të zgjidhet ndërmjet palëve të interesuara. Kuptohet se ndikimi është më i madh tek njerëzit që jetojnë në atë territor, prandaj unë mendoj se një marrëveshje e negociuar do të ishte më mire”, kishte thënë Bolton për Zërin e Amerikës.
Madje këshilltari i ri i Trumpit kishte vlerësuar se Kosova është një shtet i vogël dhe me institucione të dobëta.
Sipas Boltonit, pavarësia e Kosovës do të shkaktonte mosmarrëveshje të tjera për kufinjtë.
“Mendoj se një nga arsyet është se institucionet në Kosovë nuk janë aq të forta sa duhet për një shtet aq të vogël. Kjo është edhe një nga pikat për të cilat zoti Eagleburger është i bindur se duke parë historinë e rajonit, dhe nëse vazhdon ndarja e ish-Jugosllavisë në vende gjithnjë e më të vogla kjo do të inkurajonte mosmarrëveshje të tjera rreth kufinjve”, kishte thënë John Bolton.
Madje në deklaratën e tij, këshilltari i Trumpit kishte theksuar se do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, vetëm kur një gjë të tillë e pranojnë edhe serbët.
“Unë nuk jam kundër pavarësisë së Kosovës nëse serbët janë dakort me këtë gjë. Serbët kanë shqetësime për pakicat e tyre në territorin që do të mbetej në Kosovë, siç kanë edhe shqiptarët për pakicat e tyre në Serbi. Këto çështje mund të diskutohen. Por nga pikëpamja serbe është më e lehtë të diskutosh pavarësinë e Kosovës nëse ajo nuk u ofrohet atyre si ultimatum”, kishte deklaruar John Bolton.
Se cili do të jetë tani qëndrimi i këshilltarit të Trumpit mbetet të shihet.