Kryetari i komunë së Preshevës z.Arifi priti në takim kryetarin e komunës së Likovës z.Erkan Arifi (VIDEO)

Në takim u diskutuan problematikat me të cilat përballen dy komunat si dhe përpjekjet për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan...

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka pritur në zyrën e tij kryetarin e komunës së Likovës z.Erkan Arifi.

Takimi ndërmjet dy kryetarëve të komunave zgjati rreth një orë dhe qëllimi i kësaj vizite nga ana e z. Erkan Arifi ishte që të diskutoheshin çështjet dhe problematikat e përbashkëta të dy komunave si dhe çështja e hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në intervistën e dhënë para mediave u deklarua që ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy komunat ku u diskutuan problematikat me të cilat përballen dy komunat si dhe përpjekjet për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.

Kryetari i komunës së Likovës z.Erkan Arifi poashtu u deklarua që meqenëse dy komunat janë të afërta me njëra tjetrën përveç disa problematikave që i kanë të përbashkëta ata po përpiqen që ti mundësojnë kalimin e lirë të qytetarëve duke hapur sa më shpejt kufirin Miratoc-Llojan.

Takimi ndërmjet kryetatëve të komunave Preshevë dhe Likovë përveç që ishte takim zyrtar ishte dhe një takim miqësorë, diskutimet dhe bashkëpunimet do të vazhdojnë në mënyrë që të arrihet dhe zgjidhja e problemeve që i shqetësojnë banorët e dy komunave.