Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka komentuar në lidhje me prurjen e vendimit nga Ministria e Ekonomisë ku vërtetohet se aksionet kapitale të RTV Presheva janë pronë e Ardita Saqipit, gazetare në RTP si dhe funksionare dhe aktiviste e Partisë për Veprim Demokratik (PVD).
Ja çfarë shkruan kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në facebook:
RTV Presheva është trajtuar gjithmonë si plaçkë e të stërvjetëruarve politik në dekadën e fundit. PVD-ja e Riza Halimit e ka themeluar atë, ka abuzuar skajshmërisht me të; pastaj i ka lënë rradhën PDSH-së së Ragmi Mustafës, të cilët kanë vazhduar përbuzjen dhe manipulimin dhe krejt në fund Ministra e Ekonomisë e ka ndarë Radio Televizionin Presheva si peshqesh PVD-së. Tani RTV Presheva zyrtarisht organ i PVD-së, Urime Riza, Urime Ardita Saqipi, kurse populli si gjith mbetet i manipuluar dhe humbësi.