Seanca ka filluar sot pra me datë 23.3.2018, ditë e premte në orën 12:50.
Seanca është thirrur me dy pika të rendit të ditës:
1. Propozim-Aktvendim mbi emërimin e trupave të përhershme punuese të Kuvendit Komunal Preshevë
2. Propozim aktvendim mbi formimin e këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit.
Gjatë diskutimit dhe daljes në foltore të këshilltarëve nga subjektet politike, Nadër Sadiku nga radhët e e PVD propozon që në seancën e radhës si pika të rendit të ditës të shqyrtohet dhe çështja e Rtv-Presheva kjo pikë e rendit të ditës është mbështetur edhe nga z.Avni Nuhiu këshilltar nga radhët e LR-PDSH, ku ky i fundit kërkoi që të formohej një komision pune për grumbullimin e të dhënave të hollësishme në lidhje me këtë çështje.
Propozime për pikat e rendit të ditës u bënë edhe nga Fatlum Kadriu nga radhët e APN për zaptimin e Zyrës për të Rinjë.