Ardita Sinani: ''Kritikon Forumin e Grave të Alternativës Për Ndryshim''

''Ky forum ka thirrur për ngritje dhe rritje të zhvillimit të bizneseve pikërisht ky forum ka dalur ka dhuruar lule për 8 mars ..."

Ardita Sinani kryetare e PVD dega në Preshevë gjatë seancës që po mbahet sot ka akuzuar forumin e grave të APN-së duke thënë që vetë ky forum ka thirrur për ngritje dhe rritje të zhvillimit të bizneseve e vecanërisht sa i takon gjinisë femërore pikërisht ky forum ka dalur ka dhuruar lule të blera nga Durrësi në Gjilan për gratë në komunë të Preshevës.

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga këshilltarja e APN znj.Arzana Bajrami e cila ka hedhur poshtë aludimet e znj.Sinani ku në këtë rast pati dhe një debat si dhe akuza të ndërsjellta në mes tyre.