Policia serbe bllokon të gjitha rrugët rreth arenës ku do zhvillohej ndeshja Kosovë-Serbi

Edhe pse më herët u vendos që ndeshja të anulohej për shkaqe sigurie...

Edhe pse më herët u vendos që ndeshja të anulohej për shkaqe sigurie, forca të shumta janë shprëndarë rreth perimetrit të kësaj qendre sportive, për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm

Madje, siç raportojnë mediat atje, nuk është lejuar as hyrja e gazetarëve për në vendin ku pritej të zhvillohej kjo ndeshje.

Ndryshe, ndeshja e ekipeve juniore të femrave në hendboll, pritej të zhvillohej pa simbole shtetërore, për shkak të bujës së madhe të shkaktuar atje, dhe gjendjes së tensionuar politike.