Mbahet seanca e II-të e kuvendit komunal

Sot në ora 12:50 filloi seanca e II-të e kuvendit komunal ku në këtë seancë ishin prezentë të gjithë këshilltarët e partive politike...

Sot në ora 12:50 filloi seanca e II-të e kuvendit komunal ku në këtë seancë ishin prezentë të gjithë këshilltarët e partive politike në përjashtim të kryetarit të Pdsh-së z.Ragmi Mustafa.

Në këtë seancë ishin të parapara dy pika të rendit të ditës mirëpo deri tek arritja e votimit të këtyre dy pikave kaluan orë duke diskutuar çështje tjera njëkohësisht edhe fyrje dhe ndërhyrje.

Përderisa në foltore ishte duke diskutuar Kryetari i komunës z.Arifi pati një ndërhyrje nga këshilltari nga radhët e PVD-së Rinor Krasniqi fletë nga vendi dhe vie deri tek ndërprerja e seancës për disa minuta në mënyrë që të qetësohet situata.

Gjatë kësaj seance nga z.Nadër Sadiku u propozua që të futet në rend të ditës edhe çështja e TVP-së.

Propozimi për të futur në rend të ditës çështjen e TVP-së mbeti për në seancën e radhës ku në këtë rast u formuan edhe grupi punues për të shqyrtuar çështjen e TVP-së gjithashtu edhe shfrytëzimin zyrave të partive politike asaj të PVD-së, PDSH-së dhe Listës Serbe.

Seanca e II-të e kuvendit komunal përfundoi me votimin e dy pikave të rendit të ditës.

Pas përfundimit të seancës kryetari i kuvendit z.Sami Salihu u prononcua për media ku mos përfillja dhe mos rrespektimi i këshilltarëve erdhi deri tek zgjatja e kësaj seanca.

Gjithësesi z.Salihu i faleminderon të gjithë për durimin dhe tha se seanca e radhës do të mbahet në një periudh të shkurtër mirëpo për këtë do të njoftoheni me kohë.

Televizioni Aldi do t'ju njoftoj me kohë si për seancën e radhës gjithashtu edhe e mundëson transmetimin e drejtpërdrejt të seancave të mbajtura në kuvendin komunal në Preshevë.