Autoritetet e përkohshme në Kosovë dhe Metohi i'a kanë ndaluar ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin vizitat në Mitrovica e Kosovës , ku ai synonte të vizitonte familjen Vucetic.
Vulin që nga viti 2013 cdo vit shkon në Mitrovicën Kosovës për të vizituar familjen Vucetic, në të cilën shtëpi është hedhur bombë, ku me këtë rast janë lënduar fëmijët Borivoje dhe Milica Vucetic.
Këtë vit autoritetet e përkohshme në Kosovë dhe Metohi e kanë ndaluar atë.
Borivoje dhe motra e tij u plagosën nga një shpërthim bombe në shkurt të vitit 2013 në një lagje boshnjake në Mitrovicë.
Duke vizituar ata, ministri Vulin, i cili ishte atëherë kreu i Zyrës së KiM, mësoi se Borivoje i vogël ka lindur në të njëjtën ditë me djalin e tij.
Që atëherë, ministri i ka bërë dhurata fëmijëve çdo muaj mars dhe ka vizituar familjen e Borivoje me rastin e ditëlindjes së tij.