Vuçiq i kërcënon edhe serbët: Dy serbë që ndihmuan në arrestimin e Gjuriqit, do ta shohin…

Presidenti i Serbisë sonte në konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të Marko Gjuriqi

Presidenti i Serbisë sonte në konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë, ka thënë se ka se ka folur me Gjuriqin dhe se është rrugës për në Beograd.

Sipas tij, ai do të trajtohet në njërën nga klinikat e Beogradit.

Sipas tij, “banda terroriste” e ka arrestuar Gjuriqit dhe e ka fotografuar sikur të ishte ai trofe.

Sipas tij, ata që kanë marrë pjesë në këtë aksion, duke përfshirë edhe disa serbë, “do të përgjigjen para organeve serbe”, shkruan lajmi.net.

“E ka tejkaluar këtë Marko, do të tejkalojë edhe gjëra më të vështira në jetë, po ne përtej kësaj nuk do të shkojmë. Të gjithë që kanë marrë pjesë në kidnapimin e Marko Gjuriqit do të përgjigjen para organeve të Serbisë duke përfshirë edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serbë që kanë marrë pjesë në Logjistikë”, ka kërcënuar presidenti serb.