Rruga është bllokuar në vendin e njohur si Rudare në Zvecan, në pjesën e rrugës te “Kryqi”, aty ku në vitin 2011 dhe 2012 kanë qenë barrikadat.
Serbët kanë vendosur kamionë dhe vetura transportuese, gjë që e ka bllokuar totalisht komunikacionin, praktikë që nuk është e re.
Tani për tani, ka qindra serbë në barrikadë, dhe numri i tyre po rritet. Kjo pjesë e rrugës për serbët është shumë e rëndësishme sepse është një lidhje e drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe kryqëzimit administrativ të Jarinjes, transmeton gazetametro.net.
Serbët janë të tronditur nga hyrja e forcave speciale të Kosovës në veri, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe presidenti serb Vucic, i cili edhe ka ofenduar shqiptarët.
Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u arrestua para disa orësh pasi nuk respektoi refuzimin që i bëri shteti kosovar në kërkesën për vizitë.