Mjeku Milan Ivanoviq ka thënë mbrëmë se 32 persona janë lënduar në Mitrovicën Veriore, pesë prej të cilëve morën lëndime serioze, në përleshjet me policinë, gjatë arrestimit të drejtorit të të ashquajturës Zyre serbe për Kosvën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ivanoviq ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në spital lokal në veri të Mitrovicës dhe pastaj u liruan për trajtim në shtëpi.
Gjatë pasdites së djeshme është arrestuar zyrtari serb pasiqë nuk respektoi vendimin e autoriteteve kosovare për të mos hyrë në Kosovë