Sipas njoftimit të MPB-së, pas mbledhjes së këtyre të dhënave do ketë një vlerësim të detajuar lidhur me aksionin.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e djeshme në Mitrovicë. Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe profesional të nivelit operacional”, thuhet në njoftim.
Të hënën, njësia speciale ‘ROSU’ e Policisë së Kosovës ka arrestuar Marko Gjuriqin, i cili në Kosovë kishte hyrë pa lejen e institucioneve të vendit.