E gjithë ajo që është miratuar me shkeljen e Kushtetutës, me thyerje të rregullores dhe ligjeve me përdhunimin e demokracisë nuk mund të jetë ligji, këtë e tha në pres-konferencën e së martës me gazetarë, Orce Gjorgjievski, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
“Çdo shpallje në “Gazetën Zyrtare” të të ashtu quajturit ligj për gjuhët pa nënshkrim paraprak të Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, nuk është legal, as legjitim dhe sjell jo vetëm se pasoja politike por edhe juridike”, tha Gjorgjievski, transmeton Zhurnal.
Ai para zyrave të “Gazetës Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë edhe njëherë ritheksoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, se miratimi i ligjit në mënyrë siç tha ai jashtë normave është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe për këtë dënimet parashihen në pajtueshmëri me nenin 353 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.