Vuçiq, Scott: Provokimi dhe përdorimi i forcës i papranueshëm

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan Kyle Scott, janë takuar sot, pas ngjarjeve të kësaj jave në Mitrovicë dhe arrestimit ...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan Kyle Scott, janë takuar sot, pas ngjarjeve të kësaj jave në Mitrovicë dhe arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Vuçiq ka thënë se provokimi, përdorimi i forcës dhe mosrespektimit janë të papranueshme, dhe krijojnë një mjedis të pafavorshëm për stabilitetin në rajon.

Vuçiq dhe Scott diskutuan për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës pas ngjarjeve të kësaj jave në Mitrovicë.